QKB, bizneset e reja të regjistruara u rritën me 13.7% në mars 2026, shtohet dinamika e sipërmarrjes në vend 23/04 09:53
Çmimet e lëndëve djegëse kanë pësuar një tjetër ulje të lehtë këtë të enjte, pas vendimit të dy ditëve më parë nga Bordi i Transparencës.
Nafta ka pësuar një ulje prej dy lekësh. Nga pasditja e sotme do të shitet për 237 lekë/litri.
Me tre lekë është ulur dhe çmimi i benzinës. Në pikat e karburantit, një litër benzinë do të tregtohet për 196 lekë/litri.
Ndërsa çmimi i gazit për automjetet mbetet i pandryshuar dhe do të vazhdojë të shitet me 78 lekë për një litër.
Vendimet e Bordit të Transparencës janë si rezultat i uljes së çmimeve në bursën Platts Mediteran.
Top Channel