Stina e mbjelljeve/ Nga sot fermerët përfitojnë 30 mijë lekë për çdo hektarë grurë

01/09/2022 20:05

Vullnet Skuqi, në vitin 2014 la emigrimin për të punuar tokat e të parëve në fshatin Zambisht të Rrogozhinës.

Ai thotë se lufta në Ukrainë solli rritje të çmimit të grurit vendas me 20 lekë për kilogram, duke parë kërkesat e tregut për grurin e fermerëve shqiptarë, Vullneti thotë se këtë vit do të mbjellë më tepër grurë sepse sipas tij skema e re e subvencioneve që do të aplikohet këtë sezon bujqësor do të ulë kostot e prodhimit të grurit dhe do të rrisë fitimin e tij.

Kultivuesit e grurit më sipërfaqe mbi 1 ha  do të përfitojnë një mbështetje prej 30.000 lekësh për ha. Thirrje e re e Skemës Kombëtare për fermerët e drithërave do të jetë e hapur nga data 1-23 shtator.

” Kam ardhur për të aplikuar për skemën e grurit.Përshëndetje unë kam 5 ha tokë të mbjellë më grurë dhe dua të aplikoj për subvencionim. Dokumentat i kam të gjitha këtu. Po, patjetër si fillim aplikime behët me zero dokumenta vetëm kartë ID dhe NIPTI fermerit. Pasi të shpalleni fitues do të dorëzoni dokumentet që janë : certifikata e tokas, AMTP ose akt marrëveshje mes fermerëve. Gjithashtu fermerët duhet të kenë dhe faturat  e blerjes së farës  grurit. . Aplikimi u krye me sukses. “- tha Vullnet Skuqi.

Subvencionimi i grurit, ka për qellim të shtojë sipërfaqet e mbjella me drithëra. Prodhimi vendas jo vetëm që rrit të ardhurat e bujkut, por gjithashtu rrit dhe ofertën duke i bërë cmimet në furrat e bukës më konkuruese.

“Gjithmonë kam mbjellë dy ha grurë, ndërsa me skemën e naftës dhe subvencionin për tokën e mbjellë këtë vit do të mbjellë 5 ha grurë. Besoj se do të kemi leverdi pasi gruri këtë vit është shitur me 500 lekë. Me 5 ha tokë unë do të përfitoj 150 mijë lekë më këto para unë do të blej farën e grurit. Nëse do të shoh në të ardhmen që kjo politikë do të ketë sukses nga 5 ha do ta çoj në 10”- tha Vullnet Skuqi.

Secili fermer mund ta realizojë aplikimin në mënyrë individuale nëpërmjet një aparati celular smart, ose në rast vështirësie të gjithë fermerët mund të paraqite tek zyrat e agropikave.

Top Channel