Bashkitë kanë miratuar 736 leje të reja ndërtimi vetëm për gjashtë mujorin e parë të vitit, 138 lejë më shumë se krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas statistikave të Instat, sipërfaqja e lejeve të dhëna për ndërtesa të reja ka arritur në nivele rekord këtë periudhë në 1.6 milionë metër 2, ndjeshëm më e lartë se kundrejt 6-mujorit të vitit të shkuar.

Vlera e përafërt e e këtyre lejeve të dhëna për ndërtime të reja apo punime inxhinierike llogaritet në rreth 65 miliardë lekë apo 556.5 milionë euro.

Tirana dhe Durrësi rezultojnë edhe dy qarqet me më shumë leje të miratuara në pjesën e parë të vitit përkatësisht me 95 dhe 90 lejë për godina të reja, ndjekur nga Korça, Elbasani dhe Vlora.

Pjesa më e madhe e lejeve të reja të dhëna nga pushteti vendor janë për ndërtesa banimi, veçanërisht për ndërtesa me një, dy apo më shumë kate.

Ndërkohë, vetëm në 3-mujorin e dytë janë miratuar 19 lejë për hotele dhe struktura të tjera të ngjashme akomoduese, kurse si 6-mujor janë në total 31 leje të dhëna për këto njësi, gati trefish më shumë se e njëjta periudhë e vitit të shkuar.

Më shumë leje të dhëna do të thotë më shumë para për bashkitë që taksën e ndikimit në infrastrukturë që paguajnë ndërtuesit për ndërtimet e reja e kanë burim kryesor të ardhurash për buxhetet e tyre.

 

Top Channel