Tragjedi në kryeqytet! Arsen Muskurti qëllon për vdekje vëllanë dhe kunatën, shkak konfliktet për pronën

30/08/2022 16:54

Zona e “Mylsym Shyrit” në kryeqytet është tronditur këtë të martë pasdite, kur biznesmeni Arsen Muskurti ka vrarë me armë zjarri vëllanë dhe kunatën e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ambientet e një lokali.

Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, konflikti mbi pronën dyshohet të jetë shkaku që shtyu Arsen Muskurtin (që mban dhe emrin Hamza Kastrati) të vrasë vëllanë 44-vjeçar dhe kunatën.

Dy vëllezërit kanë qenë bashkëpronarë të një agjencie turistike, por në vitin 2018 biznesi kaloi në pronësi të viktimës.

Autori i dyshuar i krimit

Dy vëllezërit dyshohet se janë konfliktuar në zonën e “Myslym Shyrit”, në rrugën “Islam Alla”,  dhe debati ka degraduar në përdorimin e armës.

FNSH dhe Renea kanë arritur të kapin autorin e vrasjes së çiftit Dritan dhe Nora Muskurti në zonën e “5 Majit” pas dy orësh kërkime, ndërsa ishte i armatosur.

Dëshmitarë okularë në vendin e ngjarjes kanë qenë shumë banorë të zonës dhe kalimtarë të rastit.

Viktimat Dritan dhe Nora Muskurti

Kjo vrasje e dyfishtë është e dyta në harkun e pak orëve. Natën e kaluar në Lezhë, Besnik Pjetri vrau ish-kunatin Gent Përjaku dhe ish-vjehrrin Pjeter Përjakun. Vrasja ndodhi në fshatin Grykë Zezë të Lezhës pas një konflikti që erdhi pas divorcit të Besnik Pjetrit me vajzën e familjes Përjaku.

Me këto ngjarje rritet më tej bilanci i vrasjeve. Vetëm gjatë kësaj vere 29 persona janë vrarë, duke vënë në pikëpyetje sigurinë për jetën në vendin tonë.

Pse vriten shqiptarët? 

Dy vrasje të dyfishta brenda 24 orëve! Vëllai vret vëllanë dhe kunatën, ish-dhëndri ekzekuton babë e bir

Vrasja e dyfishtë në Lezhë, viktimat ishin kthyer nga Italia për pushime, ish-dhëndri iu bëri pritë dhe i vrau brenda në shtëpi (Detaje)

FOTO GALERI
1/18

Top Channel