Konflikti mbi pronën dyshohet të jetë shkaku që shtyu Arsen Muskurtin të vrasë vëllanë dhe kunatën sot në Tiranë.

Dy vëllezërit dyshohet se janë konfliktuar në ambientet e lokalit në zonën e “Myslym Shyrit”, në rrugën “Islam Alla”,  dhe debati ka degraduar në përdorimin e armëve. Asen Muskurti, që tashmë është arrestuar, ka qëlluar për vdekje drejt vëllait 44-vjeçar dhe bashkëshortes së Dritan Muskurti, Nora Muskurtin.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton se dy vëllezërit kanë qenë bashkëpronarë të një agjencie turistike, por në vitin 2018 biznesi kaloi në pronësi të viktimës.

Vendimi i QKB-së

Vetëm gjatë kësaj vere, në vendin tonë janë shënuar dhe 4 vrasje të tjera në familje. Natën e kaluar në Lezhë, Besnik Pjetri vrau ish-kunatin Gent Përjaku dhe ish-vjehrrin Pjeter Përjakun.

Më 6 korrik në Lushnjë djali mbyti babanë, më 30 korrik në Elbasan Jetlira Elezi u vra nga bashkëshorti. Krimi i fundit këtë verë u shënua në Mallakastër mëmë 25 gusht.  Mariglen Muhametaj vrau me sende të forta të atin 73 vjeç pasi ky i fundit i kërkoi të punësohej.

FOTO GALERI
4/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA