Dy gjuajtësit që do të zëvendësojnë F-22A e F-15C/D në flotën ajrore të SHBA (fotot)

30/08/2022 18:39
F-X koncept (majtas), F-15 (djathtas)

F-15 Eagle fluturoi për herë të parë 50 më parë në korrik 1972, i krijuar për t’iu kundërvënë rivalit sovjetik e MiG-25 gjatë Luftës së Ftohtë dhe forcat ajrore të SHBA e përdorin gjerësisht prej vitit 1975.

Në fund të Luftës së Ftohtë në 1989 më shumë se 900 gjuajtës të tillë fluturonin në flotën e SHBA, rreth 200 dislokoheshin nga Japonia dhe 50 secili nga Izraeli dhe Arabia Saudite, shkruan rrjeti MilitaryWatch.

Në perëndim ai rivalizohej vetëm nga modeli i rëndë F-14, deri në dhjetor 2005, kur lindën gjuajtësit e gjeneratës së pestë si F-22 e F-35.

Por megjithse F-22 parashikuar si ‘maja e aviacionit’, vonesat dhe shkurtimet e buxhetit e bënë shumë më pak të aftë nga sa ishte parashikuar.

Ndërsa F-15 vijonte të prodhohej me përmirësime të ndjeshme në radarë, motor dhe performancë fluturimi.

Versionet e modifikuara të F-15 kanë nxjerrë jashtë plani përdorimin te zgjatur te F-22, prej aftësive për mirëmbajtje dhe kosto më të ulëta.

Përveç F-15, zyrtarët në SHBA thonë se po zhvillojnë gjuajtësit e ‘gjeneratës së gjashtë’ F-X për një modernizim të superioritetit të flotës dhe ruajtje të ritmeve të përmirësimit me flotën e Kinës e Rusise, sipas autoriteteve.

Kosto e ulët e modelit F-15EX, thjeshtësia dhe besueshmëria, e bëjnë atë dhe një shoqërues efektiv për F-X, siç kishte qenë para se të hynin në shërbim modelet F-22 e F-35.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA