Nëse ka diçka që i bashkon të gjithë politikanët, ajo është dilema për tua besuar paranë të tjerëve.

Noterja Elona Saliaj deklaron për TCH se vitet e fundit shumë politikanë shqiptarë,  por edhe gjyqtarët, prokurorët si dhe zyrtarë të nivelit të lartë kanë kërkuar të lidhin kontratë paramartesore për regjimin e ndarë pasuror nga partnerët. fenomeni është se ata që ishin të martuar më herët , me marrëveshje po paraqiten tek noterët për të firmosur kontratën ku secili pranon jetesë në bashkësi familjare të përbashkët , por me pasuri të vecuara

“Sigurisht politikanet janë të parët që e kërkojnë këtë gjë sepse e njohin më mirë ligjin, dhe janë më të kujdesshëm në këtë aspekt dhe kështu që përqindja më e lartë është e tyre. Edhe nëse nuk kanë lidhur kontratë ata kanë ardhur për kontratën dhe ndarje regjimi dhe gjate martesës dhe kërkojnë ndryshimin e regjimit pasuror”- tha noterja Elona Saliaj

Për te gjithë ata qe i thonë po njeri tjetrit por me kushtin qe llogaritë bankare të jenë të ndara, kjo është një kontratë paramartesore që po aplikohet shpesh kohët e fundit

Në fillim ishin shqiptarët që lidheshin me të huaj, tani më bën përshtypje janë të gjithë sepse u konsolidua vënia e pasurisë. risi është ata që kanë qenë njëherë të martuar, në martesën e dytë kërkojnë regjim pasuror të ndarë me kontratë.”- tha Elona Saliaj.

Fenomeni tjetër është ai i firmosjes së kontratës së bashkëjetesës.

“Prindërit e pasur sjellin fëmijët në mënyrë që të garantojnë pasuritë dhe të jenë të qetë dhe fëmijët e tyre kur lidhin martesë firmosin këtë kontratë.”-tha noterja Elona Saliaj

Kontratat e bashkëjetesës përfshijnë dakordësinë e çiftit jo vetëm për pasuri individuale , por edhe për dhuratat në rast se njëri prej tyre i fal diçka tjetrit. Të gjitha këto që palët në rast se gjenden në fund të marrëdhënies të mos përfundojnë në luftë me njëri tjetrin.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA