Kjo javë nisi me reshje, por do të mbyllet me mot me diell dhe temperatura të larta.

Për ata që nuk kanë pushuar ende, mos u shqetësoni pasi fillimi i shtatorit do të jetë me mot të mirë dhe temperature si ato të verës.

 “Pritet përmirësim i motit duke filluar nga dita e sotme, përfshirë fundjavën dhe javën tjetër, duke bërë që ditët e fundit të gushtit të sjellin një rritje të menjëhershme të temperaturave deri në 34 apo 35 gradë Celsius fundjava. Ndërkohë që reshjet mbeten prezente edhe të premten, edhe të shtunën, pothuajse në gjithë zonën malore, zona të izoluara përfshirë kryeqytetin do të kenë moment me pika shiu. Bregdeti do të jetë shumë i favorshëm për plazh. Parashikohet që temperaturat të ngjiten në 33-34 gradë. Problematik do të jetë parametri i erës kryesisht në orët e mesditës deri pasdite ku do të ketë det të trazuar”, thotë Lajda Porja nga MeteoAlb.

Java e parë e shtatorit futet me temperatura shumë më të larta. Pritet që duke filluar nga data 1 dhe të paktën 6-7 shtator do të kemi rritje të menjëhershme të temperaturave ku do të ketë ditë që do të kemi edhe vlera 36 apo 37 gradë Celsius. Këto janë temperature jo normale për shtatorin duke qenë se futemi zyrtarisht ne stinën e vjeshtës. Java do të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm. Për të gjithë ata që kanë planifikuar pushime në shtator favorizohen nga fakti që 10-ditëshi i parë i shtatorit do të jetë në kushte ideale, me mot të kthjellët ne bregdet dhe temperature të larta.

Top Channel