Maria Shriver shokon fansat me fytyrën pa makiazh e me pamje ‘alieni’ në daljen në Los Angeles (fotot)

26/08/2022 15:54

Maria Shriver, mbesa e ish-presidentit të vrarë J.F. Kennedy dhe ish-gruaja e aktorit të njohur Arnold Schwarzenegger dukej shumë ndryshe së fundmi teksa u fotografua gjatë një shëtitjeje në diell në Los Angeles.

66-vjeçarja dikur gruaja e guvernatorit të Kalifornisë, Schwarzenegger dukej gjithsesi në humor të mirë, edhe pse shumë komentues thonin se pamja pa makiazh e fytyrës së i tmerronte.

“Çfarë i ka bërë fytyrës Maria Shriver? Kjo të tmerron”, tha një prej tyre në Twitter.

Maria kishte një veshje të thjeshtë me bluzë vjollcë dhe streçe të zeza, teksa mbante një çantë kafe dhe celularin të varur në një këllëf me rrip.

Maria, daja e së cilës ishte John F. Kennedy, u martua me Arnold Schwarzenegger në 1986 në Massachusetts.

Gjatë martesës Arnold e Maria lindën katër fëmijë – Katherine, 32 vjeçe, Christina, 31, Patrick, 28, e Christopher, 24.

Arnold e Maria raportohet se qëndruan të ndarë për disa vite, derisa kjo e fundit kërkoi divorcin në i korrik 2011 pas zhurmave se i shoqi kishte lindur një fëmijë të jashtëligjshëm – Joseph Baena – me shërbëtoren e shtëpisë së tyre Mildred Patricia ‘Patty’ Baena.

Çifti raportohet se kishin së bashku një pasuri prej $400 milionë të cilët besohet se ndanë pasi nuk kishin kontrata para-martesore, shkruan rrjeti The Blast.

Schwarzenegger ka thënë më herët se përveç filmave është marrë me prona të patundshme dhe vazhdon të zotërojë disa prona në Los Angeles kryesisht në zonën e plazhit Venice Beach.

Kur u pyet për divorcin me Maria pas disa vitesh reflektimi në 2017 ish-guvernatori tha në një intervistë: “Nuk kisha nevojë për reflektim që ta kuptoja që e dhjeva fare punën”.

FOTO GALERI
4/8
Maria kishte një veshje të thjeshtë me bluzë vjollcë dhe streçe të zeza, teksa mbante një çantë kafe dhe celularin të varur në një këllëf me rrip.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA