Ai nxjerr armën dhe përpiqet ta shkrepë. Reagon disa herë dhe shfaqet mjaftueshëm i trembur nga objektivi i atentatit që ndërkohë e godet me kavanoza.

Fatmirësisht, plani dështon dhe nuk ka të vrarë, megjithëse i plagosuri u dërgua në spital. Ndërsa policia është vënë në kërkim të autorit që u largua i trembur mbasi qëlloi dhe që nga kamera e sigurisë do të kryhet një ekspertizë për të vërtetuar se cili nga tre personat e  shoqëruar si të dyshuarit e atentatit është autori.

Në kamerën e siguruar nga Top Channel, duket se si Besim Zeneli, 60 vjeç, një tregtar që ka një kioskë në aksin Milot-Thumanë u qëllua me armë zjarri teksa po mbyllte aktivitetin. Autori i maskuar fillimisht e qëllon me armën e parë dhe më pas me të dytën duke e lënë 60-vjeçarin të plagosur. Grupi i hetimit është i bindur që ngjarja ka lidhje me hakmarrjen, për një ngjarje të ndodhur vite më parë dhe për të cilën vëllai i shenjestrës ishte larguar jashtë Shqipërisë.

Kjo kamera sigurie konsiderohet me interes për hetimin, ndërsa i dëmtuari nuk ka dhënë ende detaje me interes për hetimin.

Top Channel