Kim Jong Un ndërton tetë vila të reja për të ‘ngatërruar armiqtë që tentojnë t’i bëjnë atentat’ (fotot)

25/08/2022 18:28

Lideri paranojak i Koresë së Veriut, Kim Jong Un raportohet se ka ndërtuar tetë vila të reja private në zonën e rezidencës së tij, për të ngatërruar atentatorë të mundshëm, në një kohë që popullsia e vendit është në krizë ushqimi.

Analiza të reja satelitore tregojnë se ndërtesa të reja rezidenciale janë ndërtuar brenda impjantit të tij sekret Ch’angkwangsan, në qendër të kryeqytetit Penian.

Mediat shkruanin gjithashtu se vëzhgimet tregojnë për ndërtesa të reja për rojet e liderit komunist dhe plane për të tjera ndërtime luksi.

Michael Madden, i njohur si ekspert britanik i vendit eremit, tha se një prej arsyeve të ndërtimeve ishte vështirësimi i një sulmi të mundshëm për të vrarë diktatorin.

Ai tha për britaniken Metro: “Ndoshta është për një sulm të mundshëm nga jashtë vendit, siç ndodhi rreth 10 vjet më parë kur Korea e Jugut simuloi një sulm të tillë dhe Peniani u tërbua”.

“Eshët gjithashtu pjesë e lojës ‘macja me miun’ në të cilën lideri përpiqet t’i shmanget pamjeve satelitore që zbulojnë vendndodhjen e tij”.

Madden e quante më tej strategjinë “taktika paranojake”, të ngjashme me ato të Qin Shi Huang – perandori i parë i Kinës – i cili arrinte deri aty sa flinte çdo natë në një vend të ndryshëm për të shmangur atentatet e mundshme.

Kompleksi i Ch’angkwangsan është pranë zonës ku udhëheqja koreano-veriore mban eventet kombëtare.

Ndërkohë popullsia e vendit ka vështirësi në sigurimin e ushqimit, energjisë dhe mjekimeve, teksa kontrollohet nga ushtria vendase me rreth 1 milionë vetë.

FOTO GALERI
4/5
Kompleksi i Ch’angkwangsan është pranë zonës ku udhëheqja koreano-veriore mban eventet kombëtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA