Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka zhvilluar një takim pasditen e djeshme me kreun e SPAK Arben Kraja, pas vizitës së tij zyrtare në Uashington.
Zyrtarja e lartë amerikane shprehet se kjo vizitë e Krajës në Amerikë forcon më shumë bashkëpunimin e dy vendeve në luftën kundër korrupsionit.
Kim tha me anë të një statusi në Twitter se SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm punën e SPAK dhe institucioneve të tjera të reformës në drejtësi
“Kënaqësi për të mirëpritur sërish shefin e SPAK-ut Arben Kraja pas vizitës së tij zyrtare në Uashington, e cila forcon më tej bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe SHBA në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm punën e SPAK dhe institucioneve të tjera të reformës në drejtësi.”
Top Channel