Hyri të grabiste një zyrë financiare me pistoletë lodër, arrestohet autori i dyshuar Ky është vendi ku pak orë më parë, pas një konflikti për motive të dobëta, Alfons Palushani vrau me armë zjarri Agron Metushin 51 vjeç.
Si ndodhi ngjarja?
Ishte ora 03:00 kur Palushani dhe Metushi u konfliktuan teksa po qëndronin në lokalin e natës në fshatit Shelqet dhe 37-vjeçari, Alfons Palushani, në gjaknxehtësi e sipër, shkoi në banesën e tij, mori armën e zjarrit kallashnikov dhe u kthye në lokal për të vrarë 51-vjeçarin.
Metushi për të shmangur krimin, tentoi të hipte në makinë dhe të largohej nga lokali po qëndronin, por në atë moment Palushani qëlloi me armë zjarri dhe e la të vdekur.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e tij.
Top Channel