“Nuk ishte kurrë një alternativë”, drejtori i Bayern zbulon si bordi votoi kundër CR7

23/08/2022 20:16

Cristiano Ronaldo mbetet një temë e nxehtë e merkatos me sulmuesin që ende nuk po arrin të largohet nga Manchester United për të shijuar edhe një sezon më shumë si protagonist në Champions League.

Një nga klubet e përmendura gjatë kësaj vere si destinacion i mundshëm për luzitanin, ishte edhe Bayern Munich.

Megjithatë, pavarësisht zërave të shumtë, bavarezët kurrë nuk e pranuan interesimin për CR7 dhe së fundmi drejtori sportiv i klubit, Hasan Salihamidzic theksoi se bordi vendosi kundër transferimit të 37-vjeçarit.

“Sulmi i skuadrës sonë është i plotësuar, kemi tetë lojtarë për katër pozicione. Kemi në organikë lojtarë nga më të mirët në qarkullim në moshën e tyre më ideale. Kemi talente dhe duhet t’i sigurojmë edhe atyre minuta.

Kështu, sa i takon Ronaldos, bordi i klubit vendosi të vijojë me këtë projekt, ndaj firma me portugezin nuk ishte kurrë një opsion. Jemi të lumtur se si është e ndërtuar skuadra”, u shpreh Salihamidzic.

Top Channel