I burgosuri tenton t’i japë fund jetës me çarçaf në Korçë, e shpëton një efektiv policie
23/08/2022 17:30
Një i burgosur ka tentuar t’i japë fund jetës, duke bërë çarçafin si litar për tu varur.
Ka qenë një punonjës policie që e ka pikasur të burgosurin Ymer Jupi, i cili sipas informacioneve ka qenë në dhomën e izolimit.
Dyshohet se 40 vjeçari vuan nga shëndeti mendor, ndërsa burime konfirmojnë se ai është dënuar për veprën penale të “vrasje e mbetur në tentativë”, ndërkohë që ka qenë i dënuar edhe për trafik të lëndëve narkotike.
I burgosuri ka marrë mjekimin pranë spitalit të burgut, ndërsa ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Nuk dihen shkaqet që e shtynë 40 vjeçarin drejt këtij akti.
Top Channel