Argjentinasit sherr në fushë, trajneri i kombëtares “kërcënon” dy futbollistët!

23/08/2022 18:38

Ndeshja e kësaj fundjave në La Liga mes Atletico Madrid dhe Villareal e përfunduar me rezultatin 0-2, i ka lënë një shije të hidhur trajnerit të kombëtares së Argjentinës, Lionel Scaloni. Kjo sepse në fushë si kundërshtarë ishin dy lojtarët e Selecaos, Rodrigo De Paul për Atletico Madrid dhe Juan Foyth i Villareal.

Në momentin kur ky i fundit duhej të zëvendësohej, De Paul e shtyn për shkak se 24-vjeçari po vononte lojën duke sjellë një situatë të tensionuar mes tyre. E në këtë formë, tekniku Lionel Scaloni ka telefonuar lojtarët pasi i konsideron të rëndësishëm në kombëtare duke ia bërë të qartë se problemet duhet t’i “hedhin pas krahëve” pasi nuk mund të prishin harmoninë e Argjentinës e cila synon që Botërorit t’i shkojë deri në fund.

Gjithsesi, vetë De Paul ka reaguar dhe ka garantuar se nuk ka asnjë problem me patriotin e tij që luan tek Villareal duke qetësuar edhe trajnerin e kombëtares.

Top Channel