DigitAlb, platforma më e dashur televizive e të gjithë shqiptarëve në mbarë botën, sapo ka nisur sezonin e ri televiziv me një programacion më të larmishëm e më fantastik se kurrë.

Premierat ekskluzive në gamën më të madhe të kanaleve, kushtuar kinemasë, dokumentarëve, serialeve, programeve më të dashura për të gjithë vogëlushët, të gjitha në shqip, sezonin e ri sportiv me ligat elitare të futbollit europian, kampionatin anglez, spanjoll, gjerman, francez, holandez, kupën e Italisë, kupën dhe superkupat europiane si dhe ndeshjet e e Kombëtares shqiptare dhe përfaqësueses kosovare, keni mundësinë t’i shijoni gjatë gjithë muajve të ardhshëm vetëm në DigitAlb, në formatin ideal të zërit dhe figurës.

Ky sezon përkon dhe me ofertën më të madhe të vitit. Tashmë, çdo paketë abonimi në DigitAlb, mund ta përfitoni me ulje deri në 11.000 lekë. Siç DigitAlb njofton, kjo super ofertë nuk do të zgjasë shumë, ndaj të shumtë janë klientët që nxitojnë të përfitojnë duke vizituar pikat e shitjes në të gjithë vendin.

Top Channel