Një aksident ka ndodhur pak më parë në lagjen Potam të Himarës ku është lënduar një 12-vjeçare.

Mësohet se e mitura është përplasur nga një 39-vjeçar me iniciale E.Rr., treksa po drejtonte automjetin e tij tip “Benz”.

Aktualisht vajza ndodhet në spitalin e Himarës, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit shtetasi E. Rr, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel