Sulmi ndaj ushtarëve në Gramsh, banorët rrëfejnë si ndodhi ngjarja: Kishin hyrë nga pas, rusja u largua në këmbë

21/08/2022 12:51

Banorët e fshatit Çekin në Gramsh që jetojnë pranë Uzinës kanë treguar sesi u futën dy rusët dhe ukrainasi brenda zonës së mbrojtur ushtarake.

Për Top Channel ata treguan se rusët u futën nga pjesa e pasme e uzinës, pasi aty është lehtësisht e kalueshme. Një banor tregoi se edhe ata ndërhynë pas ngjarjes, ndërsa rusja ishte shumë e qetë dhe po largohej në këmbë nga vendi i ngjarjes.

Personi ka hyrë nga krahu këtej pas, jo kryesore. Këtu ndodhi ngjarja. E kapi ushtari brenda, u hodh ai pastaj. Ndërhyrëm ne të fshatit pastaj ai përdori spraj. Goca kaloj aty pas në këmbë. Ajo kaloi tek këmbët e mia, ishte e qetë. Policia ishte këtej, ajo dukej si njeri normal, turiste. Nuk ka ndodhur më parë kjo. Nuk e di se çfarë ka uzina brenda, nuk na ka dhënë njeri informacion, unë nuk kam hyrë asnjëherë aty”- tregon një banor.

Një tjetër banor tha se të hysh brenda uzinës është tepër e lehtë edhe për faktin se mungojnë rojet. Ai tha se më parë ishte e vështirë të hyjë sepse e gjithë zona ka qenë e rrethuar me roje.

Di që nja tre veta hyrën tek uzina. Atë makinën e kam parë ka nja dy ditë që vjen këtu. Se di gjendjen si është. Nga rrethimi i uzinës është shumë e lehjtë të hysh se rojet kanë ikur, Nuk ruhet uzina me dy roje. Aty ka qenë plot me roje, madje ka pasur edhe roje rezervë. Ka qenë shumë e rrezullt dhe nuk ka pasur incidente të tjera”.

Ka kaluar edhe një ditë më përpara ajo makina. Erdhi policia, i kapën. Ata kishin hyrë nga mbrapa. Nuk e di çfarë ka uzina brenda”- thotë banori tjetër.

Top Channel