25/11 16:26
PSG nuk përmbahet në fushën e Lille, aty ku fitoi 1-7! Kampionët e Francës zhbllokuan takimin pas vetëm 8 sekondave. Asist i Lionel Messit dhe gol i Kylian Mbappe. Ylli francez barazon rekordin 30-vjeçar të Michel Rio (Caen-Cannes, 15 shkurt, 1992).
Mbappe realizoi edhe dy gola të tjerë, duke siguruar tripletën e parë sezonale. Më pas dy gola për brazilianin Neymar dhe nga një gol për Messin dhe Achraf Hakimin. Lille gjeti golin e nderit me anë të Jonathan Bamba (54’).
PSG ndodhet në formë shumë të mirë sportive. Sot u regjistrua fitorja e tretë në po kaq ndeshje, teksa sulmi i Galtier ka realizuar 17 gola, duke pësuar vetëm 3.
Top Channel