I publikonte video intime, përndiqte dhe kërcënonte një vajzë, arrestohet 34-vjeçari nga Fieri që jetonte në Angli (Emri)

21/08/2022 13:28

Një 34-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi i kishte publikuar video intime në rrjetet sociale një vajze, e përndiqte dhe e kërcënonte atë.

Viktor Guraj, banues në Fier dhe në Angli, ka rënë në pranga pas kallzimit nga një 26 vjeçare, se ai i kishte publikuar video intime në rrjete sociale, e përndiqte dhe e kanoste atë, në mënyrë të vazhdueshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel