U nisën me skaf nga Korfuzi drejt Dubrovnikut, dy kroatë pësojnë dëmtime nga kushtet atmosferike dhe transportohen drejt spitalit të Vlorës
Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me ngjarjen tragjike që ndodhi në Fier paraditen e sotme, ku humbi jetën një fëmijë 2-vjeçar,.
Banorët e zonës kanë folur për Top Channel, ku kanë treguar se në momentin e ngjarjes fëmija ka qenë duke luajtur në oborr, ku kanë qenë të pranishëm edhe prindërit e tij.
Fëmija është transportuar për në spitalin e Fierit por ka mbërritur pa shenja jete. Roland Rasha ka qenë duke luajtur në oborrin e shtëpisë dhe është goditur nga një bombul oksigjeni që familjarët e kishin grumbulluar për skrap.
Në momentin e ngjaries kanë qenë të pranishëm dhe prindërit e femijës të cilët e kanë transportuar menjëherë për në spitalin e Fierit por pa mundur ti shpëtojnë jeteën pasi fëmija ka ndërruar jetë rrugës.
“Nuk ishte në gjendje të mirë ishte shumë keq kur po e çonim në spital. Sa ikëm ne deri në kat të dytë ai mbaroi. Po lozte tek shtëpia e tij kur i ra bombola. Mua më thanë që bombola I ka rënë në kokë kur po luante në oborr.”- thanë ata.
Top Channel