Emrat+Video/ Fouristrada godet zetorin në Fier! Gjashtë personat e plagosur lëviznin në një makinë, tre prej tyre në operim

21/08/2022 21:57

Aksidenti i mbrëmjes së sotme në fshatin Piraj të Fierit ka shkaktuar gjashtë persona të lënduar, të cilët po lëviznin në të njëjtën makinë.

Në spital janë dërguar:

Muhamet Kapllani 55 vjeç,
Gëzime Kapllani 46 vjeç
Mirel Kapllani 12 vjeç
Muhamet Topi 58 vjeç
Dhurata Kapllani 52 vjeç
Enea Topi 11 vjeç.

Tre prej tyre janë në gjendje më të rëndë dhe janë futur direkt në sallën e operacionit në spitalin e Fierit për ndërhyrje kirurgjikale.

Në aksident u përfshinë një zetor dhe një makinë ndërsa policia ndodhet në vendngjarje ku po hetohen rrethanat e aksidentit.

Aksidenti ka shkaktuar radhë të gjata trafiku në këtë aks rrugor, ku autostrada ka qëndruar dy orë e bllokuar ndërsa policia ndodhet në vendngjarje duke hetuar rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Sot, rreth orës 20:30, në aksin rrugor Fier-Lushnjë, në fshatin Pirrë, shtetasi J. K., 55 vjeç, duke drejtuar automjetin është përplasur me një mjet bujqësor, me drejtues shtetasin I. K., 27 vjeç, banues në fshatin Pirrë.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët, shtetasit G. K., 46 vjeçe, Dh. T., 52 vjeçe, M. T., 58 vjeç, dhe dy fëmijë të mitur 12 vjeç dhe 11 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel