Shtëpia ku ka ndodhur ngjarja

Një ngjarje e rëndë u raportua pak më parë ku sipas policisë, 61-vjeçari Paulin Pacuku ka vrarë gruan e tij nga pakujdesia teksa po pastronte armën.

Mirëpo Top Channel mëson se ngjarja ka ndodhur rreth orës  6:00 të mëngjesit e sipas familjarëve të viktimës Vitore Pacuku, vrasja ka ndodhur me dashje.

Ata kishin pak ditë që ishin kthyer nga pushimet ndërsa banorët e zonës kanë tregruar se 61-vjeçari njihej si njeri problematik, ndryshe nga gruaja e cila njihej si person i qetë.

Mësohet se familja e viktimës nuk ka hapur as dyert e mortit, duke pretenduar se burri e ka vrarë me dashje dhe jo nga pakujdesia duke pastruar armën.

Top Channel