U nisën me skaf nga Korfuzi drejt Dubrovnikut, dy kroatë pësojnë dëmtime nga kushtet atmosferike dhe transportohen drejt spitalit të Vlorës
Një sherr ka ndodhur në një lokal në Ndroq në Tiranë, ku një 38-vjeçar ka plagosur me sende të forta një person.
Mësohet se Saimir Mansaku ka goditur shtetasin Perparim Troplini, ndërsa xhaxhai i autorit, Halit Mansaku është futur për t’i ndarë dhe ka mbetur pjesë e konfliktit.
38-vjeçari Saimir Mansaku është arrestuar dhe akuzohet për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, ndërsa xhaxhai i tij akuzohet për “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”.
Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri pushkë, 2 krehër arme zjarri pistolete dhe sasi e konsiderueshme municioni luftarak.
Gjithashtu është proceduar penalisht në gjendje të lirë Paetrit Reka, pronari i lokalit ku ndodhi konflikti, pasi ka dëmtuar vendin e ngjarjes dhe nuk ka kallëzuar krimin. Ky i fundit akuzohet për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel