Nis sot pelegrinazhi në Malin e Tomorrit, përfshihet nga flakët një automjet rrugës për në Teqenë e Kulmakut

20/08/2022 10:26

Dita e sotme shënon nisjen e Pelegrinazhit në Malin e Tomorrit, ku qindra besimtarë bektashij bëhen pjesë e pelegrinazhit.

Një incident ka ndodhur rrugës për në Teqenë e Kulmakut, ku një automjet si pasojë e një defekti në motor ka pësuar djegie por nuk raportohet për të lënduar.

Çdo vit në Teqenë e Kulmakut rreth 300-400 mijë pelegrinë nga e gjithë Shqipëria, Diaspora e bota.

Teqeja e Kulmakut është përgatitur dhe ka hapur dyert për të pritur pelegrinët, që do të bëhen pjesë e kësaj feste si dhe janë të gjitha marrë masat që në malin e Tomorrit të mos mungojnë çadrat për pelegrinët,tualetet,ndriçimi dhe uji i pijshëm.

Gjatë 5-ditëve të pelegrinazhit, në Teqenë e Kulmakut dhe pranë varrit të Abaz Aliut kryhen ritet fetare të festës,ku çdo pelegrin falet për shëndet,mirësi e paqe në familjet e tyre.

Të gjithë besimtarët dhe pelegrinët që i bashkohen kësaj feste të shenjtë dhe ngrenë çadrat e tyre në këtë vend të shenjtë duke kryer jo vetëm kurbanin e festës, por duke ngjitur me këmbë edhe majën e Malit të Tomorrit, i cili ndodhet 2416 metra mbi nivelin e detit.

Ditët e pelegrinazhit në Malin e Tomorrit përfundojnë në 25 Gusht, por kulmi i kësaj feste arrin në datën 22 dhe 23 Gusht.

 

Top Channel