Ngjarja e rëndë në Uzinën e Gramshit, reagon Ministria e Mbrojtjes: Tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase tentuan…

20/08/2022 22:21

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur në Uzinën e Gramshit, ku mbetën të plagosur dy ushtarë të cilët ruanin godinën.

Në reagim tregohet se tre shtetas me pasaportë ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hyjnë në uzinë.

Më pas ata kanë hedhur solucionin kimik mbi ushtarët të cilët ndodhen në spitalin e Tiranës, jashtë rrezikut për jetën.

Reagimi:

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Uzinën ushtarake në Gramsh. Tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hyjnë në uzinë.

Menjëherë kanë reaguar efektivët që ishin në ruajtje të uzinës, por gjatë përpjekjeve për t’i ndaluar 3 shtetasit e huaj janë lënduar dy ushtarakët tanë, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë.

Shtetasit e huaj janë ndaluar nga autoritetet, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Top Channel