Emrat/ Aksident i rëndë në Rubik! Humbin jetën tragjikisht dy të rinj, plagoset rëndë një tjetër

20/08/2022 08:43

Në orën 2 e 30 të mëngjesit të sotëm një aksident me pasojë plagosjen e tre të rinjve ndodhi pranë Rubikut.

Një automjet me të cilin udhëtonin të rinjtë ka humbur kontrollin në aksin rrugor “Milot – Tuneli Kalimashit”, në vendin e quajtur “Vau Shkjeze”, Rubik.

Për pasojë mjeti ka goditur mbajtësen anësore të rrugës e cila ka hyrë mespërmes makinës duke plagosur tre të rinjtë që janë banorë të Tiranës.

Ata u dërguan  me urgjencë për mjekim në Spitalin e Traumës, por për pasojë kanë humbur jetën dy pasagjerët që ndodheshin në mjet, shtetasit Marius Çeça 31 vjeç, dhe Denis Gjeta 30 vjeç, ndërsa drejtuesi i mjetit Marsel Busho 35 vjeç, ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vazhdon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave në shtatëmujorin e vitit 2022, numërohen 686 aksidente rrugore nga 785 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Edhe pse numri i aksidenteve rrugore është ulur me 12,6 %, bie në sy se më të pakujdesshmit në drejtimin e mjeteve janë të rinjtë të moshave 25-34 vjeç, kjo grupmoshë zë numrin më të lartë të aksidenteve, që shpeshherë rezultojnë fatale.

Vetëm gjatë muajit korrik të këtij viti 2 numërohen 105 aksidente rrugore nga 114 të ndodhura në Korrik të 2021, teksa ka 150 persona të vrarë dhe të plagosur gjatë këtij muaji nga 175 që ka pasur në korrikun e vitit të shkuar.

 

 

Top Channel