Numri i infektimeve në vendin tonë vijon të mbetet i lartë, ku sërish kanë rezultuar pozitivë qindra persona.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1407 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19 495 qytetarë në këto bashki:

113 në Tiranë, 34 në Durrës, 23 në Fier, 22 në Lushnje, 20 në Devoll, 19 në Sarandë, 18 në Kavajë, nga 17 qytetarë në Shkodër, Elbasan, 15 në Vlorë, 13 në Gjirokastër, 12 në Pogradec, nga 11 qytetarë në Lezhë, Kamëz, Berat, nga 10 qytetarë në Shijak, Divjakë, nga 9 qytetarë në Krujë, Himarë, Belsh, 8 në Kolonjë, nga 7 qytetarë në Malësi e Madhe, Tepelenë, 6 në Peqin, nga 5 qytetarë në Rrogozhinë, Korçë, nga 4 qytetarë në Vorë, Dibër, Mallakastër, Maliq, Dimal, Gramsh, nga 3 qytetarë në Kurbin, Bulqizë, Mat, Përmet, Kuçovë, nga 2 qytetarë në Kukës, Roskovec, Selenicë, Delvinë, Skrapar, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Has, Mirditë, Patos, Këlcyrë.

Aktivë në të gjithë vendin janë gjithsej 3,781 qytetarë, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 22 pacientë.

Në 24 orët e fundit  një 62-vjeçare nga Tirana nuk ka arritur të mbijetojë nga Sars-Cov2.

Gjithsej janë shëruar 437 qytetarë, duke e çuar numrin në 317,233 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (20 Gusht 2022)
Raste të reja ditore 495
Të shëruar në 24 orë 437
Të shtruar në spitale 22
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1407

Testime totale 1,950,326
Raste pozitive 324,590
Raste të shëruara 317,233
Raste Aktive 3,781
Humbje jete 3,576

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1,565
Fier 481
Durrës 323
Vlorë 299
Korçë 225
Elbasan 190
Shkodër 179
Gjirokastër 170
Berat 137
Lezhë 136
Dibër 59
Kukës 17

Top Channel