Aksident në Orikum, i riu përplas një fëmijë 8 vjeç/ Shoferi dhe i mituri dërgohet në spital për ndihmë mjekësore

20/08/2022 17:11
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur në plazhin e Orikumit, ku një i ri ka aksidentuar fëmijën 8 vjeç.

27-vjeçari me iniciale A. M. rreth orës 16:30, duke drejtuar automjetin tip “Fiat” ka aksidentuar të miturin, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë dhe drejtuesi i mjetit shtetasi A. M, po merr ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore Orikum.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 16:30, në rrugën e plazhit në Orikum, shtetasi A. M., 27 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar një fëmijë 8 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë dhe drejtuesi i mjetit shtetasi A. M, po merr ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore Orikum.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel