Foto ilustruese

Një 70-vjeçar ka ndërruar jetë mesditën e sotme pas një aksidenti , në aksin rrugor Ura e Re-Kombinat, në berat.

Shtetasi A.M., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” ka aksidentuar shtetasin A.T., 70 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë e aksidentit ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

Top Channel