Tre mjete lundruese të cilat rrezikuan sigurinë e pushuesve në zonat e plazhit janë bllokuar nga policia dhe janë gjobitur pronarët e tyre.
Policia ka konstatuar në plazhin e Ksamilit, një mjet lundrues tip skaf duke lëvizur brenda zonës së kufizuar për mjetet lundruese dhe menjëherë kanë bërë shoqërimin e tij, në portin e Sarandës.
Drejtuesi i skafit, R. L., 19 vjeç, banues në Ksamil, u ndëshkua me gjobë prej100.000 lekë të rinj si dhe iu bë bllokimi i mjetit lundrues dhe u gjobit sërish me 10.000 lekë të rinj pasi gjatë kontrollit rezultoi pa dokumentacionin përkatës, në bord.
Po ashtu, në portin e Himarës, ne Qeparo, u bllokua një gomone. Drejtuesi i gomones, A. V., 54 vjeç, banues në Qeparo, u ndëshkua me gjobë 100.000 lekë të rinj.
Në Jalë, është konstatuar një mjet lundrues tip skaf, i cili gjatë kontrollit ka rezultuar pa dokumentacionin përkatës në bord. Drejtuesi S. L., 48 vjeç, banues në Himarë, u ndëshkua me gjobë 10.000 lekë të rinj, si dhe iu bë bllokimi i mjetit lundrues për 5 ditë.
Top Channel