Dënohet ndihmësi i Trump/ Akuzohet për evazion në kompaninë e ish-presidentit

19/08/2022 12:42

Zyrtari kryesor financiar i kompanisë së Donald Trumpit, Allen Weisselberg, pranoi  fajësinë për shkelje që lidhen me mospagim taksash. ai kishte arritur një marrëveshjeje me prokurorët, në bazë të së cilës, ai duhet të dëshmojë për praktikat e paligjshme të biznesit në Organizatën Trump, thanë për agjencinë Associated Press dy burime në dijeni me këtë çështje.

Weisselberg është akuzuar për pranimin e më shumë se 1.7 milionë dollarëve në formë kompensimi nga kompania e ish presidentit, por që nuk është pasqyruar në deklarimet e tij për taksat për vite të tëra.

Përfitimet përfshijnë pagesën për qiranë e shtëpisë, pagesat për makinave si dhe për koston e shkollës private të nipërve e mbesave.

Ndoshta ai do të dalë si dëshmitar kur Organizata Trump të dalë në gjyq në tetor për akuza penale, thanë burimet.

Dy personat, që nuk ishin të autorizuar të flisnin publikisht për rastin, komentuan në kushte anonimiteti. 75-vjeçari mund të marrë një dënim prej pesë muajsh heqje lirie, dhe mund t’i kërkohet të paguajë rreth 2 milionë dollarë dëmshpërblim, përfshirë taksat, gjobat dhe interesat.

Weisselberg është i vetmi person që përballet me akuza penale deri më tani në hetimin e gjatë të prokurorisë së qarkut të Manhatanit për praktikat e biznesit të kompanisë së ish presidentit Trump.

I parë si një nga bashkëpunëtorët më besnikë të biznesit të Trumpit, Weisselberg u arrestua në korrik të vitit 2021.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA