Dasma e shumëpritur e J.Lo dhe Ben Affleck! Nisin përgatitjet, çfarë do të veshë Lopez në ditën më të bukur

19/08/2022 10:59

Një muaj pasi u martuan në Las Vegas dhe pasi shijuan disa pushime, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po bëhen gati për martesën treditore.

Çifti do të kurorëzohet këtë fundjavë, ku pritet të jetë një dasmë madhështore.

Përgatitjet kanë nisur në shtëpinë e Ben Affleck në Georgia për martesën e dytë të aktorit me Jennifer Lopez. Punonjës të shumtë janë parë gjatë gjithë kohës duke u marrë me detaje për ceremoninë që do jetë e mbushur me emra shumë të njohur.

Ndërkohë, çifti u fotografuan duke bërë pazar në Savannah, Ga., të enjten me familjen dhe miqtë. Festa e tyre intime treditore për familjen dhe miqtë do të nisë me një darkë të premten.

Aktorët më pas do të martohen të shtunën, këtë herë para familjes dhe miqve të famshëm që nuk mundën të ishin pjesë e dasmës së parë si Matt Damon, Jimmy Kimmel, Casey Affleck dhe Drea de Matteo.

53 vjeçarja pritet të veshë një fustan të Ralph Lauren të prodhuar në Itali dhe revista ‘Vogue’ pritet të dokumentojë udhëtimin e saj të modës për fundjavën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA