Ndalimi i abortit mbetet një temë që ka ngjallur dikutime në shumë vende të botës, një ndër tyre është Mbretëria e Bashkuar. Por a do ta ndalojë me ligj edhe ky vend abortin?

Pavarësisht se janë kryer më shumë se 200,000 ndërprerje në Angli dhe Uells në vitin 2021, gratë atje teknikisht mund të ndiqen penalisht për ndërprerjen e shtatzënisë.

Roe v Wade ishte një vendim nga Gjykata e Lartë e SHBA që njohu të drejtën kushtetuese për abortin. Pas 50 vjetësh, ky vendim historik u përmbys në qershor duke e lënë pushtetin në duart e shteteve individuale.

Tani shumë njerëz po shikojnë mënyrën se si vendoset e drejta për abortin në Mbretërinë e Bashkuar për të parë nëse diçka e ngjashme me Roe v Wade mund të ndodhë aty.

Fakti që nuk ka akoma një ligj të posaçëm të nxjerrë kohët e fundit në disa vende të MB për abortin, nuk përjashtohet fakti që mund të ndalohet vërtetë me rregull, shkruan Sky News.

Ligjet në lidhje me abortet në këtë vend kanë ekzistuar më përpara, ku çdo femër që merte këtë vendim do të kishte pasoja të rënda.

Në lidhje me vendimin e abortit ka pasur përjashtime vetëm në rrethana të caktuara.

Një demonstrim pro-jetës në Uashington DC

Ish-sekretari i drejtësisë, Robert Buckley thotë se është jashtëzakonisht e rrallë që dikush të kriminalizohet sipas këtyre ligjeve, por sigurisht që është e mundur.

Në fakt dy gra britanike po përballen me akuza për abort. Këto krime të supozuara bien nën Ligjin për Veprat Kundër Personave, e cila parashikon një dënim maksimal me burgim të përjetshëm.

Kjo është arsyeja pse deputetja laburiste Stella Creasy ka deklaruar se po bën fushatë për të ndryshuar Ligjin e të Drejtave.

Aktualisht, e drejta për abort nuk është përfshirë në atë projektligj, por Creasy planifikon të paraqesë një amendament që do të kërkonte të mbrojë të drejtën për abort.

Deputetja laburiste paraqiti një projekt-ligj të ngjashëm në Irlandën e Veriut në vitin 2019, që kishte mbështetje ndërpartiake.

Kjo do të thotë se gratë në Irlandën e Veriut kanë të drejtën njerëzore për abort, ndryshe nga Anglia dhe Uellsi, ku ende zbatohet ligji origjinal viktorian (dënohej ndërprerja e shtatzënisë që nga viti 1861).

Jo të gjithë duan ta shohin abortin të sanksionuar me ligj, por ka disa që preferojnë të shohin që e gjithë procedura të bëhet e paligjshme ose të paktën të ndryshohet për të kufizuar aksesin.

Sky News shkruan se nuk duket sikur Britania e Madhe do të ndalojë abortin së shpejti, megjithatë mund të ketë më shumë debat nga deputetët duke kërkuar që ligjet aktuale në fuqi të rishqyrtohen dhe ndryshohen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA