Aksidenti i rëndë në Tiranë/ Lihet në burg 29-vjeçarja, përplasi tre të rritur dhe një bebe me karrocë, nuk po përdore celular

18/08/2022 14:20

Gjykata e Tiranës vendosi arrest me burg me afat 30 ditë për farmacisten Elinta Garo e cila teksa po drejtonte automjetin përplasi katër këmbësorë. Njëri nga të dëmtuarit Begzan Hyseni ndërrroi jetë disa orë pas aksidentit, ndërkohë që bashkëshortja e tij si dhe , Alkuna Telhaj dhe një fëmijë 2 vjeç u kuruan në spital. Gjykata kërkoi që gjatë kësaj kohe polcia shkencore të kryejë aktekspertimet.

Ndërkohë, të tjera detaje janë zbardhur nga aksidenti i rëndë i ndodhur tre ditë më parë. Në dosjen hetimore të siguruar nga Anila Hoxha, është zbardhur sesi Elinta Garo, 29-vjeçarja me profesion farmaciste, duke qarkulluar me mjetin e saj tip “Peugeot”, ka përplasur 60-vjeçarin Begzan Hyseni që ndërroi jetë në spital, bashkëshorten e tij Vlentina Hysenin dhe 27-vjeçaren Alkuna Telhaj.

Po ashtu, nga humbja e kontrollit 29-vjeçarja ka përplasur edhe një 2-vjeçar me inciale R.M., që ndodhej në karrocë teksa shoqërohej nga nëna e tij. Fëmija ka marrë dëmtime të lehta në ballë.  Nëna e fëmijës me iniciale G.M., ka treguar se sapo pa që mjeti ka përplasur disa persona është munduar të shtangej, dhe fëmija u lëndua.

Valentina Hysi që mbeti e lënduar, në dëshminë e saj ka thënë se mban mend vetëm që mjeti erdhi në drejtim të tyre dhe i përplasi në rrugën Muharem Butka.

Nga kontrolli i celularit të vajzës që shkaktoi aksidentin, nuk është gjetur asnjë provë që ajo të ketë qenë duke përdorur atë në momentin e aksidentit, por vetëm pak sekonda më pas kur ka telefonuar të vëllanë e saj për ta informuar. Po ashtu, është vërtetuar që e reja nuk ishte nën efektin e alkolit.

Në këto rrethana, prokuroria e cilëson si të ligjshëm  arrestimin e 29-vjeçares e cila është sot në gjykatë për akuzat që rëndojnë mbi të dhe rrezikon dënim me burgim.

Top Channel