Vrasja për zhurmën e kalit/ Vëllai i Halim Xhezos që vdiq sot, vrau biznesmenin Arben Beqiraj tre vite më parë

18/08/2022 11:38

Duket se pista kryesore e atentatit të sotëm me dy viktima në Vlorë është hakmarrja, nga një ngjarje e ndodhur tre vite më parë.

Shpati Lena dhe Halim Xhezo u ekzekutuan sot me breshëri plumbash, ndërsa vëllai i këtij të fundit vrau biznesmenin Arben Beqiraj më 4 gusht 2019.

E gjitha nisi për një zhurmën e një kali. Në zonën e Ujit të Ftohtë grupi i Shpati Lenës vrau Arben Beqirajn pasi ky i fundit rrahu punëtorin që kujdesej për kalin e Eduart Xhezos. Shpati Lena ishte miku ndërsa Agim Xhezo është i afërmi i pronarit të kalit, Eduartit.

Gjykata e Vlorë vendosi masën e sigurisë ‘arrest me burg’, për Ariel Kingjin dhe Kristi Drollin, ndërsa ka vendosur masën “detyrim paraqitje” për shtetasin Shpati Lena. Seanca është drejtuar nga gjyqtare Arbana Selmanaj, ndërsa prokuror ka qenë Hyrjet Lamaj.  Ariel Kingji, Kristi Drolli dhe Shpati Lena u arrestuan, ndërsa ishin duke lëvizur me automjet në zonën e Ujit të Ftohtë të dyshuar për ngjarjen e ndodhur në 4 gusht 2019 në Plazhin e Vjetër, ku mbeti i vrarë Arben Beqiraj dhe u plagosur djali i tij dhe një i afërm i tyre. Në kuadër të operacionit “Paves” (dallgët), u bë arrestimi i Ariel Kingjit, 21 vjeç, Shpati Lena 37 vjeç dhe Gazmend Alushi 50 vjeç, të cilët të tre kishin armë me vete asokoje.

Arben Beqiraj, u plagos pasditen e 5 gushtit dhe vdiq pas atentatit me armë në lokalin e tij në zonën e plazhit të vjetër.

Hakmarrja ndodhi sot rreth orës 09:50, në dalje të fshatit Panaja, në aksin rrugor Fier-Vlorë, ku dy persona mbetën të vrarë. Mjeti me të cilin ata po lëviznin i tipit ‘Benz Class’ është qëlluar në ecje nga mbrapa, dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal. Autorët janë ende në arrati.

Top Channel