Gjendet e shkrumbuar makina “BMW” në Frakull, brenda saj 3 automatikët që dyshohet se përdorën autorët

18/08/2022 11:09

Ky është vendi ku autorët e vrasjes së dy personave në Vlorë zgjodhën për të djegur mjetin e tyre pa targa të tipit “BMW”.

Mjeti është gjetur i shkrumbuar tërësisht në Frakull në aksin rrugor Levan-Tepelenë, e cila dyshohet se i përket autorëve.

Brenda makinës së djegur janë gjetur 3 armë zjarri automatikë, të cilat dyshohen se u përdorën për të ekzekutuar dy personat në mbikalimin e Panajasë në Vlorë.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 09:50, në dalje të fshatit Panaja, në aksin rrugor Fier-Vlorë, ku dy persona mbetën të vrarë në rrethana të paqarta. Mjeti me të cilin ata po lëviznin i tipit ‘Benz Class’ është qëlluar në ecje nga mbrapa, dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.

 

Top Channel