Një ngjarje e rëndë tronditi Elbasanin mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i vrarë me breshëri plumbash një djalë 25 vjeçar.

Madrit Ulqinaku, baba i dy fëmijëve, u qëllua me armë zjarri nga 20-vjeçari me inicialet K.SH., sapo tentoi të hipte në makinën e tij pranë stadiumit, në një zonë shumë të populluar.

E gjitha ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, por familja Ulqinaku që humbi djalin mbrëmë, ka pësuar edhe një tragjedi 25 vite më parë.

Top Channel mëson se në vitin 1997, Madrit Ulqinakut iu vra vëllai nga trazirat e asaj kohe.

Ndërkohë, autori i vrasjes së mbrëmshme, vetëm 20 vjeç ende vijon në arrati, pavarësisht se vrau një person në mes të Elbasanit.

Policia thotë se po kreh zonën për kapjen e tij.

Top Channel