Mjeti i bërë shoshë nga të katërta anët e tij nga breshëria e plumbave që autorët lëshuan drejt Halim Xhezos dhe Shpati Lenës, eshë nxjerrë nga kanali në afërsi të mbikalimit të fshatit Panaja.

Makina e tipit “Benz B Class” me targa AB 036ET përfundoi në kanalin anës rrugës pas breshërisë së plumbave, të cilat kanë thyer tërësisht xhamin pas makine dhe kanë bërë shoshë anët e tjera të mjetit.

Edhe trupat e viktimave, Halim Xhezo 34 vjeç dhe Shpati Lena 37 vjeç, janë larguar nga vendi i ngjarjes nga autoritetet përkatëse.

Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 09:50, në dalje të fshatit Panaja, në aksin rrugor Fier-Vlorë, ku dy persona mbetën të vrarë. Mjeti me të cilin ata po lëviznin i tipit ‘Benz Class’ është qëlluar në ecje nga mbrapa, dhe pista hetimore është hakmarrja.

Top Channel