Fluksi i shtuar lëvizjesh në pikën kufitare të Morinit, në 12 orë regjistrohen mbi 41 mijë hyrje Dy vëllezërit nga Laçi, Xhanelio dhe Xhoi Tarja janë arrestuar nga policia pasi goditën me thikë mbrëmjen e djeshme një 41-vjeçar në Sarandë pas një sherri banal.
Xhanelio 24 vjeç dhe Xhoi 18 vjeç, të dy banues në Laç, ishin të punësuar në një hotel në Sarandë, aty ku dhe u konfliktuan për një vend parkimi me viktimën, Klodian Bakia 41-vjeç.
Policia thotë se pas konfliktit për motive të dobëta, për një vend parkimi në afërsi të hotelit, ku ishin të punësuar vëllezërit, kanë goditur me thikë 41-vjeçarin, banues në Tepelenë, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ndërroi jetë në spitalin e Sarandës.
Dy vëllezërit akuzohen për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Bashkë me ta është arrestuar edhe pronari i tyre G. A., 41 vjeç,, pasi ka tentuar të fshehë ngjarjen.
Ky i fundit akuzohet për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi nuk ka pranuar të tregojë rrethanat e kësaj ngjarjeje për krimin e kryer nga punëtorët e tij, si dhe ka kryer veprime për fshehjen e provave në lidhje me këtë ngjarje.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel