E moshuara në Dibër ndërron jetë nga shpërthimi i bombolës, merret nën hetim mjeku që nuk njoftoi policinë

18/08/2022 09:11

Një 74-vjeçare në Bulqizë ka ndërruar jetë pas lëndimeve të shkaktuara nga shpërthimi i bombolës së gazit në banesën e saj që e përdorte për gatim.

E moshuara ka mbërritur në spital me djegie të rënda, prej të cilave nuk mundi të mbijetonte dot.

Pas ngjarjes, policia ka vënë nën hetim mjekun me iniciale S.L, pasi nuk ka njoftuar policinë në lidhje me ngjarjen.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për shtetasin S. L.,  banues në Tiranë, mjek në Spitalin Rajonal Dibër, pasi më datë 11.08.2022, ky shtetas, gjatë kryerjes së detyrës si mjek roje, nuk ka njoftuar shërbimet e Policisë se është paraqitur në Urgjencë, me djegie të rëndë, shtetasja B. M., 74 vjeçe, banuese në Bulqizë, e cila si pasojë e dëmtimeve nga djegia, më datë 17.08.2022, ka humbur jetën. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 74-vjeçarja është djegur aksidentalisht në banesën e saj, nga bombula e gazit që e përdorte për gatim.”- thotë policia.

 

Top Channel