E bërë shoshë nga plumbat nga të gjitha anët, pamjet e mjetit ku qëllua Halim Xhezo dhe Shpati Lena

18/08/2022 11:54

Ky është mjeti i bërë shoshë nga të katërta anët e tij nga breshëri e plumbave që autorët lëshuan drejt Halim Xhezos dhe Shpati Lenës, që mbetën të vdekur në vend.

Makina e tipit “Benz B Class” me targa AB 036ET ka përfunduar në kanalin anës rrugës pas breshërisë së plumbave, të cilat kanë thyer tërësisht xhamin pas makine dhe kanë bërë shoshë anët e tjera të mjetit.

Sakaq një makinë tip ‘BMË’ pa targa është gjetur në fshatin Çerven, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, dhe dyshohet se i përket autorëve. Brenda makinës së djegur plotësisht janë gjetur 3 armë zjarri automatikë.

Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 09:50, në dalje të fshatit Panaja, në aksin rrugor Fier-Vlorë, ku dy persona mbetën të vrarë në rrethana të paqarta. Mjeti me të cilin ata po lëviznin i tipit ‘Benz Class’ është qëlluar në ecje nga mbrapa, dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.

FOTO GALERI
3/17

Top Channel