“Çunat e Londrës” testojnë rrugën për të trafikuar hashash përmes postës/ Si u kap dje droga e nisur nga Anglia

18/08/2022 13:50
Foto Ilustruese

Një operacion i pazakontë është zhvilluar ditën e djeshme në plazhin e Durrësit, ku Policia e Shtetit në bashkëpunim me postën Shqiptare dhe autoritetet angleze goditën një rast të trafikimit së kanabisit.

Sipas gazetares Anila Hoxha trafikantët shqiptarë nga Anglia kishin nisur pako me kanabis të cilësisë së lartë përmes postës drejt e në Tiranë, aty ku “porosinë” e prisnin dy 18-vjeçarë.

Anila Hoxha mëson se trafikantët po testonin rrugën për të trafikuar hashashin përmes postës, nëse mund të funksiononte apo jo, për ta shpërndarë më pas edhe jashtë Shqipërisë, pasi hashashi i Londrës cilësohet si i fortë.

Mirëpo, plani i tyre dështoi pasi dje, pasi nën drejtimin e prokurorit Bledar Valikaj, pranë Gjykatës së Shkalles së Parë në Tiranë, u realizua operacioni i koduar me emrin “Green mail 2”, ku u sekuestrua sasia me hashash e dërguar nga Britania me destinacion Durrësin.

Në pranga 18 vjeçari me iniciale D.SH dhe  bashkëmoshatari i tij M.V., nën akuzën  “Trafikim i narkotikeve” kryer ne bashkëpunim.

Atyre iu sekuestruan në cilsinë e provës materiale 2 pako me mbishkrimin “emrin e A. B.,”dhe “A.C.,” me peshe 336 gramë lëndë narkotike.

Droga kishte ardhur nga Britania në Tiranë e më pas ka shkuar në Durrës në lagjen 13 dhe porositësi ishte M. V., me banim ne Tiranë i cili kishte dërguar 18-vjeçarin për të tërhequr “porosinë”.

Nga Njësia për Hetimin e Narkotikeve dhe Trafiqeve nen drejtimin e Prokurorit Bledar Valikaj do vijojë veprimtaria hetimore për verifikimin nëse  ka pasur raste te tjera dhe  identifikimin e personave te implikuar ne këtë aktivitet te paligjshëm.

Top Channel