Atentat në Vlorë! Vriten me breshëri plumbash 2 persona brenda makinës në lëvizje, shkak dyshohet hakmarrja (Detaje)

18/08/2022 09:59

Një vrasje mafioze tronditi Vlorën paraditen e kësaj të enjte, ku viktimë mbetën dy të rinj 34 dhe 37 vjeç.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:50 në dalje të fshati Panaja. Nga një makinë “BMW” pa targa, dyshohet se është qëlluar nga së paku 3 persona drejt mjetit Benz në të cilin po udhëtonin 34-vjeçari Hakimxhezo dhe 37-vjeçari Shpati Lena, i cili mbante dhe identitetin Geno Lena.

Si pasojë e breshërisë së plumbave derdhur ndaj tyre, të rinjtë humbën jetën në vendin e ngjarjes dhe policia e Vlorës pati vështirësi në identifikimin e tyre pasi viktimat nuk kishin mjete identifikimi.

Pas ngjarjes autorët ende të pa identifikuar u larguan në aksin Levan Tepelenë dhe në afërsi të fshatit Çerven dogjën mjetin “BMW” në brendësi të të cilit braktisën 3 kallashnikovë.

Hakmarrja dyshohet se fshihet pas kësaj ngjarje të rëndë pasi viktimat rezultojnë të implikuara në vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj gushtin e vitit 2019.

Konflikti ndodhi për një kalë i cili kalonte në plazhin e administruar nga biznesmeni. Rreth një vit pas ngjarjes policia arrestoi në Durrës Eduard Xhezon, vëllain e viktimës së sotme i cili ishte i shpallur në kërkim.

Ndërsa në mars të këtij viti gjatë një operacioni policia e Vlorës arrestoi Shpati Lenën si person që përkrahte autorët e vrasjes së biznesmenit si dhe Ariel Kingjin e Kristi Drollin.

Pavarësisht akuzës së rëndë që rëndonte ndaj 37-vjeçarit Shpati Lena i cili ishte dënuar më parë dhe për drogë, gjykata ia lehtësoi masën e sigurisë duke e lënë në detyrim paraqitje.

Lena i shpëtoi ashpërsisë së ligjit por jo hakmarrjes. Persona të pa identifikuar dyshohet se e kanë gjurmuar atë dhe shokun e tij Hakim Xhexo dhe në dalje të Panjasë i qëlluan për vdekje.

 

FOTO GALERI
11/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA