Operacion i pazakontë në Durrës! 16-vjeçari porosit me postë kanabis anglez, kapet nga policia sapo merr pakot

17/08/2022 17:38

Një operacion i pazakontë është kryer ditën e sotme në plazhin e Durrësit, ku Policia e Shtetit në bashkëpunim me postën Shqiptare dhe autoritetet angleze goditën një rast të shitjes së kanabisit.

Gazetarja Anila Hoxha bën të ditur për “Top Channel”, se një 16-vjeçar me inicialet D.SH., është kapur nga policia, e cila qëndroi në pritje të të dyshuarit derisa ai u paraqit në postë për të marrë pakot.

Autoritetet angleze bashkëpunuan me Policinë e Shtetit dhe arritën të identifikonin dhe kapnin 16-vjeçarin, që do të merrte dy pako me kanabis të cilësisë së lartë, nga shteti anglez.

Top Channel