Foto ilustruese

Një turist italian ka humbur jetën ditën e sotme në spitalin e Sarandës, ku u paraqit për të marrë ndihmë mjekësore.

33-vjeçari me iniciale D. N. rreth orës 16:30 është paraqitur në spital dhe më pas ka ndërruar jetë. Autoritetet spitalore dyshojnë se shtetasi italian ka pësuar arrest kardiak.

Njoftimi policisë:

Sot, rreth orës 16:30, në spitalin e Sarandës, ka mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasi italian D. N., 33 vjeç, i cili më pas ka ndërruar jetë në spital, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel