Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi akuzohet si grabitës i një banese në Elbasan.

Në pranga ra i riu me iniciale A.Z., banues në Elbasan, pasi në periudha të ndryshme kohore, dyshohet se ka vjedhur shuma parash, me vlerë totale 10 000 euro, në banesën e një shtetaseje.

Ai u arrestua në flagrancë në kuadër të operacionit policor të koduar “Thousands”, ndërsa mbi të rëndon akuza “Vjedhje”.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.”

Top Channel