FOTO/ Dybala feston debutimin në brigjet e Caprit me Oriana Sabatinin

17/08/2022 09:02

Pas debutimit me fitore në ndeshjen e parë të kampionatit, Paulo Dybala ka shfrytëzuar ditën e pushimit për të ikur në brigjet e Caprit me bashkëshorten e tij Oriana Sabatini.

Të dy kanë shijuar diellin dhe detin pranë Salernos, aty ku edhe Dybala luajti ndeshjen e parë me fanellën e Romës, teksa ka qenë pikërisht Oriana ajo që ka publikuar foto.

Argjentinasi duket se ka rigjetur lumturinë te verdhekuqtë, ku i është garantuar një vend si titullar dhe një rol mjaft i rëndësishëm në formacionin e skuadrës së drejtuar nga Jose Mourinho.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA