Falsifikoi materialet zgjedhore të 25 prillit, kapet në Qafë Thanë numëruesi i votave i shpallur në kërkim

17/08/2022 11:18

Është kapur sot në pikën kufitare të Qafë Thanës një 35-vjeçar i shpallur në kërkim me akuzën se ka falsifikuar materialet zgjedhore të 25 prillit 2021.

Në prangat e policisë ra 35-vjeçari E. Z., banues në Rrajcë, Librazhd.

Nga hetimet dyshohet se në bashkëpunim me 7 të tjerë (të ndaluar më parë) që kanë patur si detyrë numërimin e votave gjatë procesit zgjedhor të datës 25.04.2021, ka shënuar në tabelat e rezultatit, të dhëna të ndryshme nga ato të fletëve të votimit, me qëllim favorizimin e kandidatëve të subjekteve zgjedhore.

Mbi të rëndon vepra penale “Falsifikimi i materialeve zgjedhore dhe i rezultatit të zgjedhjeve”.

Top Channel